Izolohen 2 vatra zjarri në Kukës, shefi i shërbimit zjarrfikës: Aktualisht s'kemi flakë, qytetarët të bëjnë kujdes, jemi të kufizar në teknikë e kapacitete njerëzore

1 Gusht 2021, 15:11

Muaji gusht në Kukës ka filluar i qetë sa i përket zjarreve ndërkohë që dy vatra zjarri të shfaqura ditëve të fundit një në fshatin Shikaj dhe një në fshatin Bardhoc janë izoluar tërësisht.

Gafurr Rexha, shef i shërbimit zjarrfikës pranë Bashkisë Kukës thotë se aktualisht në territorin e Kukësit nuk ka zjarre aktive dhe së shërbimi zjarrfikës është në gadishmëri të plotë pavarësisht kufizimit në teknikë dhe kapaciteteve njerëzore të cilat nuk janë të mjaftueshme për përballimin e zjarreve sidomos në terrene të vështira malore ku shumica e zjarreve bien nga pakujdesia e banorëve të zonave malore