Izrael, bastisje në shkallë të gjerë në Rripin e Gazës: goditen objektivat e Hamasit

13 Tetor 2023, 22:16

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit po kryejnë bastisje në shkallë të gjerë ndaj objektivave terroriste që i përkasin Hamasit në Rripin e Gazës. Këtë e ka bërë të ditur IDF në kanalin e saj Telegram. Trupat izraelite kryen bastisje të lokalizuara në Rripin e Gazës sot. Bastisjet përfshinin "forca këmbësorie dhe të blinduara", tha IDF, dhe trupat kërkuan pengje.