Izrael, video shokuese kur militantët e Hamasit vrasin dhe rrëmbejnë civilë në mes të rrugës

7 Tetor 2023, 15:08 | Përditesimi i fundit: 2023-10-07 15:32:39

Një video e publikuar në rrjete sociale tregon terrorin që po përjetojnë izraelitët në qendrat e banuara afër Rripit të Gazës. Grupe palestinezësh të armatosur të Hamasit sulmojnë njerëzit nëpër rrugë e hyjnë në shtëpi duke vrarë civilë dhe rrëmbyer civilë të tjerë për ti marrë në Rripin e Gazës si pengje me qëllim që t’i shkëmbejnë më pas me të burgosur.