Izraeli bombardime në dy fronte, rreth 50 të vrarë orët e fundit në Gaza dhe Liban! Në Bejrut vdesin 16 ushtarë të Hezbollah, mes viktimave dhe 3 fëmijë

21 Shtator, 13:56

IDF zhvilloi sulme të reja ajrore në Gaza, ku objektiv ishte edhe një shkollë që sipas tyre shërbente si bazë e Hamasit, duke vrarë 18 vetë. Mbi 41 mijë viktima që nga 7 Tetori 2023! Në Liban raketat goditën disa baza ku fshiheshin anëtarë të Hezbollah, konfirmohen 31 të vrarë, mbi gjysma e tyre drejtues të milicisë së Nasrallah. Izraeli mbyll hapësirën ajrore për 24 orë

    No videos found.