Izraeli i jep fund operacionit dy-ditor në Jenin! Përleshjet në kamp vazhduan edhe gjatë natës, në mëngjes shkëmbime zjarri me Gazën

5 Korrik 2023, 10:11

Izraeli ka përfunduar operacionin e tij në kampin e refugjatëve Jenin pas dy ditësh përleshje të dhunshme, nga ku mbetën të vrarë dymbëdhjetë palestinezë dhe një ushtar izraelit.