Izraeli tërheq trupën diplomatike nga Turqia

29 Tetor 2023, 18:09

Ministri i Jashtëm i Izraelit Eli Cohen urdhëroi largimin diplomatëve izraelitë nga Turqia për shkak të deklaratave të fundit të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, i cili gjatë një tubimi pro-palestinez në Stamboll, e cilësoi Izraelin si pushtues dhe e akuzoi për krime lufte në Gaza.