Izraelitët dalin në protestë kundër qeverisë, më e madhja që nga fillimi i luftës! Thirrje Netanjahut: Kthe pengjet në shtëpi

1 Prill, 11:43

Mijëra izraelitë dolën në protestë para parlamentit në Jeruzalem ditën e djeshme, në protestën më masive antiqeveritare që prej nisjes së luftës në muajin tetor. Thirrjet e qytetarëve në protestë ishin drejt kryeministrit Izraelit Benjamin Netanjahu, ndaj të cilit kërkojnë që të arrihet një marrëveshje për të liruar dhjetëra pengjet e mbajtura nga Hamasi në Gazë.