Izraelitët nuk tërhiqen, mijera njerëz marshojnë në rrugë! Reforma gjyqësore është shtyrë, protestat vazhdojnë

2 Prill 2023, 18:13

Protestat masive mbarëkombëtare u zhvilluan në Tel Aviv dhe në shumë qytete të tjera për të shtunën e trembëdhjetë të radhazi.  Mijëra persona kanë demonstruar në Izrael, pavarësisht vendimit të qeverisë për të shtyrë reformën gjyqësore.

“Qeveria nuk dëshiron të arrijë një marrëveshje, ajo thjesht dëshiron të fitojë kohë për të bërë një grusht shteti gjyqësor”, thanë organizatorët.