Izraeliti performancë të jashtëzakonshme në Rreze Dielli, sjell tingujt e veçantë të muzikës Jazz

17 Shtator 2021, 09:23

International Jazzin Albania Festival kurorëzon Edicionin e X-të, duke shënuar kështu një strukturë artistike muzikore të konsoliduar dhe me reputacion që sjell prej vitesh në Tiranë dhe jo vetëm, dhjetra artistë të rëndësishëm të muzikës Jazz nga të gjitha vendet e Europës, Ballkanit, Shqipërisë, të cilët me performancat e tyre shpalosur arritjet më të larta krijuese dhe interpretuese të kësaj rryme. Ziv Eitan është artisti izraelit I cili performoi në studion e Rreze Dielli, duke sjell tingujt e veçantë të muzikës jazz.