Jahti i miliarderit Jeffrey Besos ndalet në Sarandë

25 Gusht 2021, 13:31 | Përditesimi: 25 Gusht 2021, 13:31

Ka tërhequr jo pak vëmendje jahti i miliarderit Jeffrey Besos, që u ankorua sot në Sarandë. Me shumë gjasa, vetë miliarderi nuk është në bord, pasi në fakt, jahti i është besuar një kompanie çarter që e jep me qira për periudha të shkurtra atyre që mund ta përballojnë atë.

Për ta marrë me qira për një javë, çmimi fillon nga rreth 3.5 milion euro. Mendohet se jahti është ndalur në Sarandë për tu furnizuar me karburant.

KT/Shqiptarja.com