Jahti me 11 persona në bord mbetet i bllokuar në Gjirin e Gramës, lëshon alarmin SOS për ndihmë

24 Gusht 2021, 19:45 | Përditesimi: 24 Gusht 2021, 19:45

VLORË- Një thirrje për ndihmë emergjente është lëshuar në Gjirin e Gramës në Gadishullin e Karaburunit. Një jaht me 11 persona në bord ka lëshuar alarmin SOS, pasi kanë mbetur të bllokuar në det në Gjirin e Gramës.

Dyshohet se shkak i bllokimit të jahtit në det është bërë një defekt teknik dhe dallgët e larta. Policia kufitare dhe roja bregdetare kanë po shkojnë drejt vendit të ngjarjes.

r.k./Shqiptarja.com