'Jam në formë të jashtëzakonshme', Calja premton historinë për Shqipërinë: Në Olimpiadë për medalje, për doping mos kini frikë

14 Korrik 2021, 13:30 | Përditesimi i fundit: 2021-07-14 17:05:16

Briken Calja për Report TV premton se në Tokio do ti sjellë Shqipërisë medaljen e parë në Lojrat Olimpike. Ai thotë se gëzon një formë të jashtëzakonshme, ndërsa siguron se në rast triumfi nuk do të ketë frikë për doping. “Unë jo më kot flas që jam afër medaljes sepse rezultatet janë të matshme, nuk është vetëm një dëshirë e Brikenit. Normalisht që dëshira është shumë e madhe për t’ia dalë dhe konkurentët i njoh. Gara do jetë një ndër më të fortat e peshëngritjes për t’u ndarë medaljet. Do jenë 6 shtete, që janë superfuqi, që do ndeshen për këto medalje. Unë gjithsesi gëzoj një formë të jashtëzakonshme dhe do ia dalë më së miri,”-tha peshëngritësi.