'Jam në kulmin e karrierës', Smajlaj për Lojrat Olimpike: Synimi im është finalja, për medaljen është shumë e vështirë

21 Korrik 2021, 13:23

Atleti Izmir Smajlaj që do përfaqësojë Shqipërinë në Lojrat Olimpike thotë se është në formën më të mirë të karrierës së tij. Shkodrani shprehet se objektivi i tij është kualifikimi në finale, ndërsa medaljen e konsideron si shumë të vështirë për t’u arritur.