'Jam njeri, edhe unë ndonjëherë dua të argëtohem', kryeministrja e Finlandës përlotet gjatë konferencës! Kërkon falje publike pas videove në festën private

24 Gusht 2022, 19:50

"Mund të them sinqerisht se kjo javë e kaluar nuk ka qenë më e lehta e jetës sime. Megjithatë, dua të besoj dhe besoj se njerëzit do të shikojnë atë që bëjmë në punë dhe jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë.", ky ishte reagimi i kryeministres finlandeze Sanna Marin, e prekur dhe e përlotur për disa çaste teksa po fliste rreth momenteve të vështira që ka kaluar  pas shpërndarjes së videove dhe imazheve të saj nga një festë private ku ndodhej së bashku me miqtë e saj.