'Jam sërish me ju, dreqi ta hajë jam vetëm 29 vjeç', zbulohen fjalët e para të Eriksen sapo 'u kthye nga vdekja'! Së shpejti i nënshtrohet operacionit, në Itali nuk luan më futboll

17 Qershor 2021, 11:45

 “U riktheva me ju”. Këto kanë qenë fjalët e para të Christian Eriksen pasi futbollisti danez pësoi arrest kardiak të shtunën e kaluar në ndeshjen ndaj Finlandës. Ai që e tregon është Jens Kleinefeld mjeku reanimator që zbulon për mediat gjermane shkëmbimin e bisedës: “Je rikthyer me ne". e ka pyetur mjeku futbollistin dhe Eriksen i është përgjigjur: "Po jam rikthyer me ju e më pas numri dhjetë i Danimarkës ka thënë: Dreqi ta hajë jam vetëm 29 vjeç. Mjeku shpjegon se më pas menjëherë e kuptoi se futbollisti nuk kishte dëmtime në tru.

Mjeku ka rrëfyer edhe faktin se defilibratori është përdorur pas disa minutave masazh kardiak dhe mesfushori u zgjua 30 sekonda më pas. “Ishte një moment shumë prekës pasi mundësia për të pasur sukses në të tilla situata në jetën e përditshme është shumë e vogël dhe se ky lloj trajtimi funksionon më shumë tek atletët profesionistë që janë të shëndetshëm. Mjeku e mbyll duke thënë se më pas Eriksen qëndroi i vetëdijshëm gjatë transportimit nga fusha në dhomat e zhveshjes e më pas edhe në spital. Mjeku Kleinefeld e mbyll rrëfimin e tij duke thënë: “Isha 99 % i sigurt se në spital do të arrinte në gjendje stabël”.