‘Janë zgjedhur dy kryetarë që paguhen nga Duka’, gazetari Baze për shoqatat rajonale të futbollit: FSHF sillet si në Korenë e Veriut

21 Janar 2022, 13:44 | Përditesimi i fundit: 2022-01-21 16:33:43

Situata me zgjedhjet në shoqatat rajonale vijon të jetë temë deçizive për zgjedhjet e presidentit të ri të FSHF-së, pasi kanë një rendësi të madhe. Deri më tani zgjdhjet për kryetar në shoqatat rajonale janë kryer në 2 nga 8, por sipas gazetarit Fatjon Baze, i ftuar në Report TV, vihet re se është votuar në mënyrë diktatoriale.

“Janë zgjedhur dy kryetar që janë paguar dhe janë vartës të Armando Dukës. Si në shoqatën e Elbasanit ashtu edhe Durrës. Në shoqatën e Erzenit kemi të bëjmë me një shkelje, sepse Fundim Diollaku ka falsifikuar firmën e kryetarit të bashkisë Shijak.  Është një deklarët absude ajo e FSHF-së që mohon se bashkia Shijak nuk është drejtuese e klubit të Erzenit sepse atëherë përse ka një shkresë të kryetarit të bashkisë Shijak? Në shoqatën e Durrësit Indrit Skora kishte tre propozime por i janë mohuar. Duhet të ndërhyjnë institucionet e drejtësisë. Zgjedhjet atje të shpallen ilegjitime,”-u shpreh Baze.