Japoni/ Një peshk ton shitet për 1.3 milion dollarë

6 Janar, 13:22

Një peshk ton me peshë 276 kilogramë u shit në ankandin e parë të vitit në Tokio për 1.3 milion dollarë.

Ky është çmimi i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë që nga fillimi i statistikave, gjë që ka ushqyer shpresat për një rimëkëmbje ekonomike në vend.

Sipas BBC, ankandi përfaqëson një nga treguesit kryesorë në fillim të vitit për të monitoruar nivelin e optimizmit të sipërmarrësve në tregti si dhe duke dhënë një sinjal një ogur të mirë për industrinë e peshkimit.