Japonia, 120 mln lekë për Muzeun! PD dakord për grantin, por diskuton fasadën që po restauron BE: Bota i ka zhdukur këto simbolika komuniste

14 Shtator 2022, 18:40

Në 2 komisione parlamentare u dha dakordësia për projektligjin që mundëson ratifikimin e marrëveshjes me qeverinë japoneze, për të mundësuar grantin 120 milionë lekë për pajisje në Muzeun Historik. Ajo që u vu në diskutim, duke kërkuar një seancë tjetër, ishte simbolika e fasadës, tanimë në restaurim.