Japonia në zi! Përcillet për në banesën e fundit ish-kryeministrit Shinzo Abe

12 Korrik 2022, 15:29

Me mijëra njerëz dolën në rrugët e Tokios për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish kryeministrit Shinzo Abe, i vrarë në një atentat pak ditë më parë. Makina me trupin e pajetë të kryeministrit kaloi pranë ndërtesave të institucioneve shtetërore ku ai zhvilloi aktivitetin e tij në dekadat e fundit, për t’u vendosur në tempullin Zojoji ku ceremonia ishte private për familjen dhe miqtë e ngushtë.