‘Java e gjuhës italiane’, Antonio Maggio koncert në Berat, qëllim promovimi i gjuhës dhe Kulturës së Italisë

23 Tetor 2021, 19:28

"Java e Gjuhës Italiane" u përmbyll në kalanë e Beratit me një koncert të fituesit të Sanremos Antonio Maggios, shoqëruar në kitarë nga Ettore Giannì.

Ky aktivitet u organizua nga Konsullata italiane e Vlorës në bashkëpunim me Bashkinë e Beratit, dhe synon të promovojë gjuhën dhe kulturën italiane.