‘Java e Kulturës Greke’, në Kukës mbahet koncert me këngë të njohura korale greke

30 Maj 2023, 16:23

Në kuadër të Javës së Kulturës Greke, skena e Pallatit të Kulturës në qytetin e Kukësit u shndërrua për disa orë në një koncert festiv ku për herë të parë kori i Bashkisë Janica performoi për publikun këngë të njohura korale greke të artistëve Mikis Theodorakis etj.