Java Italiane e Kulturës çelet me shfaqje klasike në Butrint! ‘Artemis Danza’ interpreton veprat e Puccinit në teatrin antik

3 Qershor, 13:01

Java italiane e kulturës u çel mbrëmjen e të dieles me një shfaqje të grupit “Artemis Danza” në teatrin antik të Butrintit. Aktivitet e larmishme kulturore me pjesëmarrjen e shumë artistëve italiane do të vazhdojnë deri më 8 qershor në disa qytete të vendit, si Tiranë, Shkodër e Vlorë.