Javë pasionante dhe plot të papritura, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla

18 Prill, 10:03

Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 18 Prill deri në 24 Prill) për të gjitha shenjat, ndërsa tha se pritet të jetë një javë pasionante si dhe një periudhë për të marr vendime të mëdha:

“Është koha ideale që përfitojnë shumë nga shenjat si Dem, Virgjëreshë Bricjap, Gaforre, Akrep, Peshqit e 10-ditëshit të dytë. Afërdita në Uranë kanë një ndikim shumë të madh në fushën sentimentale dhe përfitojnë shumë të shenjës së tokës, Demi, Virgjëresha, Bricjapi dhe shenjat e ujit siç është Gaforre, Akrep, Peshk të 10-ditëshit të dytë. Ka një ndikim shumë të mirë kjo javë, është një javë pasioni, e marrjeve të vendimeve të mëdha  në cështje të punës dhe karrierës” u shpreh ai.

Parashikimi i yjeve për këtë javë:

Dashi- Tani në këtë periudhë keni momentin më perfekt dhe historik për zhvillime të reja, mundësi të reja që mund t’i realizoni pikërisht tani. Nga e hëna deri të dielën mundësitë janë shumë të mëdha në lidhje me punën, me karrierën, me kontrata të rëndsishme, në lidhje me udhëtimet. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore, lidhjet me Peshore, me Luanë, me Bricjap është diçka shumë pozitive, ideale  në çështjet që ju keni. Keni mundësi për t’i stabilizuar gjërat siç dëshironi.

Demi- Një kujdes të veçantë duhet të bëni me disa biseda që do të bëhen këto dy tre ditë. Nëse keni për të bërë një takim ditën e martë, të mërkurë ose të premten  ose të shtunë, është perfektja më mirë që ta bëni takimin të premten ose të shtunën. Dita e dielë është e rëndësishme në lidhje me vendimet që do të merrni. Tani është momenti më perfekt më ideal për ju të kësaj shenje, duke pasur parasysh edhe ndryshimet e mëdha që keni tani e tutje. Stabilizimi ekonomik, mundësitë që kanë të bëjnë me një çështje kontrate, një çështje ligjore merr fund dhe dilni të fituar.

Binjakët- Përfitime të mëdha do të keni në fushën e anës shpirtërore, familjare. Në lidhje me çështjet e ndryshimit të punës mirë do të ishte që t’i bisedoni përpara  ose një kontratë e rëndësishme është momenti tani që ta bëni.  Vazhdimësia dhe stabilizimi është ideal, nuk keni përse të shqetësoheni, përveçse jo shumë fjalë.

Gaforrja- Duhet të jenë shumë të kujdesshëm në ekonomi përsa i përket kësaj jave. Nuk është se nuk do të harxhoni por lajme të mira do të merrni këtë javë, sidomos ju që keni biznese të mëdha ose keni kontrata me shtetin. Në fushën që ka të bëjë me anën shpirtërore mundësitë që janë me Akrep, Dem është shumë e rëndësishme pasi njohja mund të shkojë deri në martesë.

Luani- Nëse nuk keni marr lajm për një document apo blerje është momenti ideal. Një çështje shpirtërore me Peshk dhe me Shigjetarë nëse keni pasur probleme ose jeni ndarë, duket se tani është mirë për ta ribiseduar.

Virgjëresha- Vazhdimësia dhe puna, karriera, nismat e reja janë të mirëpritura për ju keni mundësinë për t’I stabilizuaar.Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dem, Gaforre, Ujorë është mundësia shumë e mirë dhe stabilizuese.

Peshorja- Ajo që do të fokusoheni më tepër këtë javë, ka të bëjë më tepër me punën private ose në shitje, keni për të shitur një objekt ose për të nisur diçka të re është momenti tani. Për çështje dokumentacioni është koha dhe momenti ideal. Po ashtu edhe në karrierë, keni një moment shumë të mirë tani.Në çështjet shpirtërore duhet pasur kujdes pasi e keni lënë pas dore sidomos lidhjet me Gaforre dhe me Ujorë bëni kujdes mos u nxitoni.

Akrepi- është një javë e mbushur me ngjarje të rëndësishme në anën ekonomike. Këtë javë dalin në sipërfaqe gjëra që nuk duhet të dalin, prandaj trokisni diku për të zgjidhur këtë problem, nëse nuk e zgjidhni atëherë është një problem i madh. Në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike dhe shpirtërore, me Akrep, Binjakë, Dash është shumë pozitive  dhe madje ideale.

Shigjetarët- Është një javë shumë e mirë me investimet, një nga mundësitë më të mira në ekonomi, në stabilizmin ekonomik është momenti i duhur për të stabilizuar gjërat.Në çështjet shpirtërore, lidhjet me Peshk, Ujorë, është momenti më i mirë për të shkuar deri në martesë.

Bricjapët- Në çështjet që kanë të bëjnë me anën shpirtërore do të keni kujdes me një Akrep ose me një Binjak, kini kujdes!

Ujorët- Lidhen shumë me bizneset, por për ju që nisni një degë për të studiuar  menaxhim biznesi, shkenca politike jeni shumë të fituar.Ju që keni për të dhënë provime këtë javë dilni shumë të fituar, sepse dielli në trekëndësh me hënën dhe ndikimi qëka të bëjë me uranin.

Peshqit- Periudha më e mirë dhe vendimtare për ekonominë. Nëse keni për të bërë shitje apo blerje në këtë javë në asnjë mënyrë. Në anën shpirtërore, lidhjet me Gaforre, me Shigjetarë, me Dem, është ideale dhe favorite, dhe një shtazani mund të realizohet.

Programe të tjera

    Nuk u gjeten video për këtë program!

Shiko të gjitha