Javët e Kulturës/ Pse nuk e financojnë vendet që promovohen? Rama: Pyetje groteske, kultura e tyre është e gjithë botës

25 Prill 2022, 12:50 | Përditesimi: 25 Prill 2022, 12:50
  1. Për Kryeministrin Rama promovimi i vlerave kulturore të vendeve të tjera është investim madhor për gjithë shoqërinë tonë, pasi kultura është pasuri e përbashkët e njerëzimit.

    “Këtu është fjala për të ushqyer veten, shoqërinë, komunitetin, bashkësinë, fëmijët, të rinjtë, me  menynë fantastike të të gjitha kulturave. Për të bërë këtë financimi I vënë në dispozicion është tejet modest në krahasim me atë që duhet të ishte dhe në krahasim me çfarë sjell mbrapsht si vlerë e shtuar në organizimin e shoqërisë tënde. Është një pyetje groteske. Nuk e kuptoj fare se si mund të trajtohet kultura e të tjerëve si kulturë e të tjerëve. Kultura është pasuri e përbashkët e njerëzimit”, tha Rama.

r.k./Shqiptarja.com