Jazz dhe muzikë klasikë në Luginën e Vermoshit

26 Gusht 2021, 21:29

Për dy netë me radhë, tingujt e muzikës xhaz dhe klasike gjallëruan pikën turistike të Vermoshit. Muzikantë të rinj nga Ballkani dhe Evropa, si dhe studentë të shkollës verore “Rrok Akademi”, performuan për të gjithë banorët dhe turistët që kishin shkuar në zonë për të shijuar natyrën e mrekullueshme që veriu të fal.

Nata e parë e “Albanian Sounds” u hap nga lahutari Pretash Nilaj, pjesë e mikpritjes së zonës me koncertin e klasës xhaz, të drejtuar nga Markelian Kapidani dhe të ftuar special, Sokol Prekalori në violinë dhe Bardh Jakova në fizarmonikë.