'Jemi favorit për t'u kualifikuar', Duro flet për Laçin europian: S'mund të shkojmë deri në grupe, s'e prisja eliminimin e Partizanit dhe Tiranës

25 Korrik 2022, 14:56

Trajneri i Laçit Shpëtim Duro nuk i trembet moldavëve të Petrocub në Kupat e Europës. Në intervistën për Report TV ai thotë se kurbinasit janë favoritë për të kaluar në turin e tretë të Conference League, ndërsa nuk pranoi ta cilësonte si objektiv kualifikimin në fazën e grupeve.