Pas një dekade nën drejtimin e norvegjezit Jens Stoltenberg, NATO ka zyrtarisht një udhëheqës të ri.
Stoltenberg i dorëzoi këtë të martë detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, ish kryeministrit holandez, Mark Rutte. Në ceremoninë e dorëzimit të detyrës, Stoltenberg tha se pasardhësi i tij holandez ka aftësitë dhe eksperiencën e përsosur për të drejtuar aleancën.
"Mark ka sfondin e përsosur për t'u bërë një sekretar i përgjithshëm i madh. Ai ka shërbyer si kryeministër për 14 vjet dhe ka udhëhequr katër qeveri të ndryshme koalicioni, kështu që ai di të bëjë kompromise, të krijojë konsensus dhe këto janë aftësi që vlerësohen shumë këtu në NATO”, tha ai.