Jeta e një “rebeli”, Feliks Bilani: Do braktis aparatin kur të fotografoj sytë e lexuar të një femre (24 mars 2023)

24 Mars 2023, 20:00

Një jetë dedikuar fotografisë dhe pasioni që u kthye në profesion. Sot në “Esencë” me fotografin Feliks Bilani. Një rrëfim për jetën dhe karrierën dhe gjithë rrugëtimin e deri tanishëm. Nuk fotografon asnjëherë meshkujt dhe tregon se ka një lidhje të fortë me vajzat si muza të fotove të tij,por njëherësh si gjinia me të cilën ka më shumë mardhënie të forta njerëzore. Me eksperienca të larmishme në një karrierë të mbushur me fotografi që prej protestave e një sërë ngjarjesh të tjera që kanë shënuar njeriun dhe profesionistin tek ai. Feliks Bilani na tregoi në ‘Esencë” se në planet e tij është edhe hapja e një ekspozite së shpejti.