Jeton në SHBA dhe nuk paraqitet në punë prej 2 vitesh, ILD kërkon shkarkimin gjyqtares së 21 janarit

16 Korrik 2021, 12:15

Nuk paraqitet në punë prej afro dy vitesh pa arsye, Inspektori i Lartë kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Tiranë Evgjeni Sinoimeri. Këshilli i lartë Gjyqësor pritet ta marrë në shqyrtim kërkesën e ILD-së këtë të premte, ndërsa kjo është seanca e dytë pasi e para është shtyrë për mosparaqitje të gjyqtares.