Jo vetëm i kryeqytetit, por edhe 'derbi i mbijetesës'! Burime: Partizani-Tirana do të luhet me rreth 5 mijë tifozë

3 Tetor, 15:42 | Përditesimi: 3 Tetor, 15:42

Air Albania do të presë sonte derbin e parë të sezonit në Superligë. Partizani-Tirana luhet për javën e 6 të kampionatit, ndërsa si kurrë më parë dy skuadrat vijnë nga vendet e fundit të renditjes, me të kuqtë që kanë 4 pikë dhe 3 humbje në 3 ndeshjet e fundit, ndërsa bardheblutë mbyllin tabelën e klasifikimit me vetëm 2 pikë.

r.k./Shqiptarja.com