Jo vetëm Shehi, edhe Halili pranon supermarcinë e Besiktas: Çunat e Tiranës patën dëshirë të madhe, por nuk mjafton

4 Gusht 2023, 13:51

Tirana u përpoq, por u mposht edhe në ndeshjen e kthimit në Conference League nga Besiktas. Turqit fituan 0-2 sfidën që nisi me shumë tension për shkak të sherrit të tifozëve. Në fund si trajneri Shehi ashtu edhe presidenti Halili ishin të kënaqur me atë që futbollistët dhanë në fushë, por evidentuan fuqinë e madhe financiare të klubit turk.