‘Ju nuk jeni president, duhet të shkoni’, ja çfarë i thotë djali i Elon Musk presidentit Trump

14 Shkurt 2025, 08:13 | Përditesimi: 14 Shkurt 2025, 09:41

Videot e djalit të Elon Musk duke u takuar me gazetarët në Zyrën Ovale në Shtëpinë e Bardhë janë bërë virale në rrjetet sociale. Në njërën prej tyre shihet djali 4-vjeçari i Musk teksa i afrohet Donald Trumpit dhe i thotë diçka. Zëri është shumë i ulët, por duket sikur fëmija i thotë: "Ti nuk je presidenti, duhet të largohesh".

E.H/Shqiptarja.com