Juristët në Repolitix: Komisioni i Rithemelimit në kërkesën e LSI për 'Shtëpinë e lirisë', KQZ nuk e regjistron! Berisha humb vota nga bashkëpunimi me Metën

2 Shkurt 2022, 23:08 | Përditesimi i fundit: 2022-02-03 07:26:02

Kristaq Kume tha se koalicioni LSI-Berisha nuk mund të regjistrohet pasi Komisioni i Rithemelimit nuk njihet nga KQZ. Edhe për anëtarin e këshillit kombëtar të PD, Përparim Çaça, ky koalicion është një provokim që më pas të nisin retorikën politike, pasi dihet që KQZ e ka të pamundur ligjërisht të pranojë një koalicion të tillë. Avokati Idajet Beqiri hodhi një tjetër hipotezë, ku sipas tij kjo kërkesë për koalicion është bërë në mënyrë të qëllimshme nga LSI e Berisha për të krijuar ngërç në KQZ.