Juristët për rigjykimin e Mediut! Vishaj: Vendimi i SPAK s’është i ligjshëm, Hoxha: Kërkesa e drejtë

7 Maj 2021, 16:27 | Përditesimi: 7 Maj 2021, 16:27

Juristët duket se kanë arsyetime të ndryshme lidhur me kërkesën e SPAK, ndaj Gjykatës së Lartë për rihapjen e çështjes së Gërdecit kundër ish-ministrit të Mbrojtjes në atë periudhë Fatmir Mediut. Avokati Saimir Vishaj tha për gazetarin e Report Tv Arsen Rusta se sipas tij Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do ta rrëzojë këtë kërkesë duke thënë se s'ka kompetencë për këtë çështje. Sipas tij për ktë çështje kërkesa duhet ti dërgohet GJKKO.

“Kemi nene të të drejtës proceduriale kanë ndryshuar por çdo subjekt ka të drejtë të bëjë kërkesa për rishikim dhe rigjykim. Në këtë rast jemi përpara një vendimi të gjykatës së lartë të cilët kanë vendosur pushimin e çështjes që kanë pasur nën kompetencë. Ligji procedurial ka një klauzolë ku organi i akuzës mund të kërkojë rishikim por kolegji penal nuk ka kompentencë lëndore ta zgjidhë, sepse kërkesa lëndore duhet të jetë vetëm GJKKO.

Nuk ka më kompetencë kolegji i gjykatës së lartë për të rishikuar një vendim ndaj një ish të pandehuri sja njeh ligji. Jemi në një kolaps, unëmnedoj se nuk është një kërkesë e ligjshme kolegji do e rrëzojë.

Mundet që vetëm kërkesa e spak ti drejtohet GJKKO si gjykatë kompentente sepse të drejtën për ta parë këtë vendim e ka vetëm gjyqtari i senacës paraprake dhe ai është gjyqtari i krimeve të rënda i SPAK. Kolegji penal smund të veprojë kurrë në juridiksionin e gjyqtarit të seancës paraprake. Smundet spak të veprojë drejtpërdrejt në kolegj penal për këtë çështje.

Ngjarja eshte e rende kane humbur jeten femije. POor smund te paragjykoj si çeshtje. Ne fund fare kush ka dhene licence dhe kush ka gabuar te marri nje vendim. Ndoshta ata skethehen ne jete por nje demshperblim ato familje e duan. Kemi nje pasoje kriminale te madhe kemi shume viktima shume te plagosur duhet te pergjigjet dikush”, tha Vishaj.

Një qasje ndryshe ka juristi Arbër Hoxha. Ai tha se kërkesa është e drejtë pasi tashmë shkaku pezullues ka rënë dhe se ndjekja penale ndaj tij mundet që të vazhdojë për shkak se nuk është më deputet.

 

b.ha./Shqiptarja.com