Juristi Përmeti: Rradhën për të shkuar në SPAK e kanë ministrat, do jenë zyrtarë të vjetër

22 Shtator 2021, 22:39

Juristi Andi Përmeti në emisionin “Repolitix” ka deklaruar se do të ketë ndëshkime të tjera në rradhët e zyrtarëve të lartë. Sipas tij do të ndëshkohen ministrat, madje dhe zyrtarë të vjetër.

“Unë besoj që e kanë niveli më i lartë që janë ministrat. Të PS PD dhe LSI. Besoj se do ketë zyrtarë të lartë që do shkojnë në SPAK. Do jenë dhe zyrtarë të vjetër, për të dhënë atë mesazhin që mund të bësh çtë duash por do  ndëshkohesh. Njerëzit duhet të fillojnë të ketë frikë dhe të thonë se nuk mund të vazhdohet gjithmonë kështu, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria”, tha Përmeti.