Justina rikthehet gjithmonë, një jetë e mbushur me art dhe emocione

7 Maj 2021, 11:04 | Përditesimi i fundit: 2021-05-07 11:06:54

Justina aliaj, meteori i artit shqiptarë. Artistja që gjithmonë i rikthet skenës shqiptare sado larg që të shkojë. Ajo e cila nuk e la kurrë skenën, artin dhe jeton cdo ditë për të, pavarësisht shenjave e plagëve që mori pikërisht për të krijuar dhe performuar si një artiste shumëdimensionale. Në një intervistë në emisionin” Rreze Dielli” artistja vjen shumë ndryshe, me të gjitha dimensionet e saj artistike dhe njerëzore, me ankthin e skenës, emocionet e forta, punën impenjative dhe sigurisht talentin e pashoq.