Juventus rrezikon përjashtimin nga Serie A dhe Kupat e Europës, bardhezinjtë kundër auditit të pavarur: Gjetjet në pasqyrat financiare s'janë të sakta

6 Dhjetor 2022, 20:53

Juventus është nën furtunën e raporteve financiare dhe bilanceve jo të sakta të deklaruara në organet tatimore. Klubi i Serie A ka reaguar me një komunikim zyrtar në lidhje me shkeljet e gjetura nga kompania e pavarur audituese (Deloitte). Nëse faktet e auditit privat vërtetohen nga Gjykata, Juventus rrezikon përjashtimin nga Serie A dhe Kupat e Europës. Në raportin e auditit privat, Deloitte bën me dije se ka dyshime për manovrat e pagave dhe 3 milionë euro borxh që nuk janë të pasqyruara.