Juventusi i treti nga fundi e pa fitore barazon me Milanin, Real Madrid e PSG nuk gabojnë

20 Shtator 2021, 09:42

Paqe në Torino. Superndeshja e javës së 4-të të Serisë A mes Juventusit dhe Milanit u mbyll në barazim 1-1. Bardhezinjtë janë në krizë pasi ende nuk e kanë siguruar fitoren e parë ndërsa Milani bashkëkryeson me Interin. Real Madrid dhe PSG fitojnë e kryesojnë në Spanjë e Francë.