'Ka pastërti, mikpritje, çmimet janë të mira', me mijëra pushues zgjedhin Shëngjinin për fundjavë

10 Korrik 2021, 22:38 | Përditesimi: 10 Korrik 2021, 22:38

Me mijëra pushues i janë drejtuar plazhit të Shëngjinit në Lezhë këtë të shtunë. Temperaturat e larta kanë sjellë dyndje pushuesit në gjithë vijën bregdetare nga Rana e Hedhun e deri në Kune me gjatësi afro 10 kilometra.

“Vij nga Kosova. Më duket shumë bukur, ka shumë gjallëri. Nuk është hera e parë që vij”.

Siç shihet në pamje, numri më i lartë i pushuesve janë përqendruar në qendër të shëngjinit, pranë portit.

Deti i pastër dhe i ngrohtë, rëra kurative, shërbimet e përmirësuara të hotelerisë janë arsyet kryesore që turistët, kryesisht nga Kosova kanë zgjedhur të kalojnë fundjavën apo pushimet verore në Shëngjin.

“Unë jam nga Kosova, kam marrë pushimet që 1 javë. Uji është i mirë, ka pastërti, mikpritja është e mirë, çmimet janë të mira të volitshme”, tha një pushes.

Shumë mirë më duket sivjet, se kam qënë çdo vit. Pastërtia dhe rregulli vërehen, e kam vënë re ndryshimin nga viti në vit. Ka dhe vrojtues plazhi”, shtoi një tjetër.

 

LR/Shqiptarja.com