'Ka qenë këngëtare e nivelit të lartë, diçka i ka ndodhur!', Ngjela për Parashqevi Simakun: Dëmet mund t'i ketë patur nga martesa

17 Dhjetor, 17:43

Avokati Spartak Ngjela komentoi në 'Studio Live' edhe situatën me këngëtaren Parashqevi Simaku që është bërë virale në rrjetet sociale.

Ngjela thotë se gjendja e saj e rënduar vjen edhe prej martesës së saj, por për një personalitet si ajo nuk mund të flitet pa fakte. 

'Regjimi komunist kishte barazitizëm dhe aktorët dhe artistët kanë pasur rroga të larta, në logjikën e barazitzmit komunist. Nuk kanë qenë njerëz të varfër. Por ishte regjim barazitie dhe rrogat të barabarta. S’kemi pse themi në një vend ku nuk ka barazi, barazia që nxorën ata ishte utopi sepse nuk lejuan tregun privat. Nuk solli zhvillim por edhe atë që solli industrializmin e hodhi në erë PD. 500 uzina dhe fabrika me ndihmën e Beogradit. Këta janë shqiptarët që kanë tradhtuar vendin e tyre. Ja u hodhi në erë Beogradi. E deklaroi vetë Beogradi, deputeti në seancë plenare.

Ishte e pastrehë ka pasur dekadencë ekonomike por vetëm kaq dimë, ka qenë këngëtare e nivelit të lartë. Diçka i ka ndodhur. Nga shenjat që shoh i ka patur nga martesat dëmet. Nuk mund të flasim për një personalitet të kulturës së lartë pa fakte.