‘Ka qenë në krye të detyrës dhe ka shpëtuar të tjerët’, tezja e 33-vjeçarit: Shteti të marrë masa, të gjendjet djali

25 Mars 2021, 12:41

Familjarët e 33 vjeçarit që ka mbetur brenda magazinës, kërkon nga shteti që të merren masat dhe të gjendet trupi i Arjan Salës.

Tezja e të riut në një prononcim për mediat tha se ai është përpjekur që të shpëtojë të tjerët dhe ka mbetur vetë brenda.

'Jemi nën mërzit të tepërt pa shpresë kanë ardhur zjarrfikëse me vonesë. Janë masa qesharake ne kërkojnë nga shteti që të merren masat. Të hapen vatrat, ky ka qenë punëtorë në krye të detyrës. Është përpjekur që të shpëtojë të tjerët. Ai nuk ka vrarë njerëz. Asnjë informacion nuk më kanë dhënë. Nuk kemi asnjë lloj shprese, me bombla dy kg, ato nuk janë zjarrfikëse emergjence. I bëj thirrje shtetit të marrë masa që të gjendet djali, gjallë a vdekur'- tha tezja e tij.