Ka shpresë për shpëtimin e Valbonës! Pas 4 muajsh më në fund zbatohet vendimi i Gjykatës së Lartë, ndërpritet betonizimi dhe shkatërrimi i lumit! Report Tv e denoncoi skandalin

10 Nëntor 2021, 12:28 | Përditesimi: 10 Nëntor 2021, 20:36

Vetëm pas 4 muajsh nga një vendim i Gjykatës së Lartë në vend dhe vetëm pas insistimit me shkrime dhe raportime të Report Tv për skandalin e moszbatimit të vendimit më në fund në Luginën e Valbonës prezullohet betonizimi dhe shkatërrimi. Bëhet fjalë për projektin e ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem nga kompanitë  “GENER 2” dhe “DRAGOBIA ENERGY” të Bashkim Ulajt, i cili duhet nënvizuar se është një nga oligarkët që Lulzim Basha ka “harruar” ta përmendë në denoncimin politik që ka bërë në Kuvend.

r.k./Shqiptarja.com