Kabineti ‘Rama 3’ dhe lëvizjet e papritura në PS! Starton sonte në 20:55 emisioni ‘Repolitix’ në Report Tv

7 Shtator 2021, 13:38

Starton sonte sezoni i ri i emisionit politik "Repolitix" në orën 20:55 nën drejtimin e moderatorit Denis Minga. Krijimi i qeverisë së re “Rama 3” dhe zhvillimet brenda PD do të jenë në fokus të puntatës së parë.

Pse kryeministri Rama përzgjodhi këtë kabinet dhe si janë pritur lëvizjet në PS? Çfarë do të bëjë PD me Sali Berishën? Kë do të zgjedhë Lulzim Basha, Sali Berishën apo SHBA? Të gjithë këto përgjigje do i merrni sot në Repolitix në orën 20:55 me një panel të gjerë të ftuarish.