Kadilli: Sado e pabarabartë gara, i vendosur që të vijoj betejën për ndryshimin e PD

16 Maj 2021, 22:49 | Përditesimi i fundit: 2021-05-17 09:22:31

Kandidati për kryetar i PD-së, Fatbardh Kadilli, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar ka folur për mediat dhe ka shprehur vendosmërinë për të vijuar garën e tij deri në zgjedhje më 13 qershor.

"Qoftë Kryesia, qoftë Këshilli diskutuan gjatë dhe më përgjegjësi., Zërat kritikë arritën të artikulojnë qartë dorëheqjen e kryetari,. Ata nuk u dëgjuan por u arrit të hapej gara. Sado e pabarabartë të jetë gara jam i vendosur që të vazhdoj projektin për një PD më të pastër, më të hapur, më konkurruese. Një PD e ndryshuar mund të ndryshojë Shqipërinë. Krimit do të vendosim përballë qytetarin. Ne nuk mund ta akuzojmë qytetarin. Jam i vendosur për të shkuar deri në fund", tha ai.