Kadri Veseli në Hagë - Seanca e plotë

10 Nëntor 2020, 15:18 | Përditesimi i fundit: 2020-11-10 17:53:54

HAGË"Megjithëse është në Hagë kjo gjykatë është pjesë e ligjit tonë, nuk duhet të kemi asnjëlloj mërie për ata që punojnë në Tribunal. Ata po bëjnë atë që populli ynë i Kosovës kemi kërkuar të bëjmë, ky Tribunal është pjesë e rrugëtimit të Kosovës drejt krijimit, forcimit të shtetit dhe ne duhet ta çojmë këtë proces deri në fund"...me këto fjalë ish- kryeparlamentari Kadri Veseli iu drejtua nga Haga qytetarëve të Kosovës. Veseli zgjodhi që këtë mesazh të mos ta artikulonte vetë, por e lexoi avokati i tij, Ben Emmerson.

Fjalëpak në seancën që zgjati rreth 48 minuta, Veseli u shpreh i bindur në pafajësinë e tij për të 10-të akuzat që Prokuroria e akuzon. Avokati i tij, Emmerson nuk ishte i pranishëm në sallë, por mbrojtjen e bëri nëpërmjet lidhjes online, ku u kujdes të theksonte disa pika, të rëndësishme siç ai i cilësoi. Së pari, do të kërkojë gjykimin në liri të Veselit, së dyti prezumimin e pafajësisë deri sa Gjykata të thotë fjalën e fundit dhe së fundmi, ai ka sqaruar se ndonëse përmendet që është arrestuar, Veseli ka ardhur në Hagë në mënyrë vullnetare.

Ndaj tij rëndojnë 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991. Më herët përpara Gjykatës Speciale të Hagës kanë dalë ish- kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi dhe ish- presidenti i Hashim Thaçi, të cilët të dy i kanë mohuar të gjitha akuzat.

Theksojmë që ndryshe nga Gjykata ndërkombëtare e Hagës (që ka gjykuar ish- presidentin serb Slobodan Milošević) e cila trajtonte të gjitha krimet e kryera në Ish-jugosllavi, kjo Gjykatë Speciale është ngritur nga vetë Kosova në bashkëpunim me BE dhe trajton vetëm ato krime të supozuara të kryera në periudhën mes 1 janarit 1998 dhe 31 dhjetorit 2000, të cilat kanë ndodhur ose kanë filluar në Kosovë. Edhe pse të përbëra nga gjykatës e prokurorë ndërkombëtarë dhe me seli në Hagë, kjo gjykatë funksionon me Kodin Penal dhe ligjet e aplikueshme të Kosovës.