Thaçi i prerë në Hagë: Jam i pafajshëm! Avokati: Pse u hoqën akuzat për vjedhje organesh dhe 'shtëpinë e verdhë'! Kjo është Gjykatë e Kosovës po pse s'është shqiponja?

HAGË- Shkurt dhe prerë, ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar para trupës gjykuese të Gjykatës Speciale të Hagës  të 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte! Ndryshe nga ish- kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, Thaçi është treguar i kursyer në fjalët e tij duke lënë avokatin mbrojtës, David Hooper. "Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e akuzës", ishte kjo fjalia e vetme e presidentit të dorëhequr të Kosovës në Hagë, ndërkohë avokati i tij ka pasur kritika për praktikat e ndjekura nga kjo Gjykatë.  

Së pari, avokati ka deklaruar se mbrojtja nuk është njoftuar në kohë, çka ka bërë që të mos paraqitej me ekipin e plotë të avokatëve. Kritika ka pasur edhe për akt-akuzën e përgatitur nga Prokuroria, sipas të cilit janë hequr dy akuzat kryesore për të cilat është ngritur kjo gjykatë, ajo e trafikut të organeve dhe 'shtëpia e verdhë' në Burrel, akuzat më të bujshme të ngritura nga Carla Del Ponte në një librë dhe në raportin e Dick Marty. Hooper kërkoi që Thaçi të gjykohej i lirë, pasi sipas tij Thaçi është person me integritet dhe ndershmëri, që i ka shërbyer vendit të tij dhe në kohë paqe, por shtoi se këtë kërkesë do ta zyrtarizonte në momentin që do të merrte një përgjigje me shkrim lidhur me heqjen e atyre dy akuzave nga Prokuroria. 

"Më duhet të them që isha i çuditur kur u futa në këtë dhomë dhe e shoh të lidhur me pranga, është për të ardhur trup", tha avokati. 

Kritika e tretë e avokati britanik lidhet me faktin se në këtë Gjykatë, e ngritur nga Kosova në bashkëpunim me BE-në, me qëllim hetimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së, nuk ka asnjë simbol të shqiptarëve, as shqiponjën e zezë mbi të kuqe dhe as ndonjë veshje karakteristike të shqiptarëve, duke kërkuar që kjo vërejtje e tij të merret parasysh.

Ish- presidenti Hashim Thaçi akuzohet për 10 akuza, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, aktet të tjera ç'njerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje si krim kundër njerëzimit, vrasje e paligjshme si krim lufte, zhdukje me forcë e personave, në periudhën mes prill 1998- gushtit 1991.

Ndërkohë më herët para tij, në orën 11:00 para trupës gjykuese të Gjykatës Speciale në Hagë doli ish- kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. Ai u mbrojt vetë, duke thënë se akuzat nuk qëndrojnë, se është trajtuar nga kjo Gjykatë si kriminel, ku në një moment edhe është përlotur pasi sipas tij të cilësosh "UÇK si një organizatë kriminale" është fyesuese. Seancat do të pasohet nga Kadri Veseli të martën ora 15:00, e të mërkurën me Rexhep Selimin në orën 11:00. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:59
Avokati i Thaçit: Pse u hoqën akuzat për vjedhje organesh dhe shtëpinë e verdhë! Kjo është Gjykatë e Kosovës po pse s'është shqiponja e zezë mbi të kuqe

Avokati i ish- presidentit Hashim Thaçi është shprehur se aktakuza e Prokurorisë është e cunguar, duke hequr akuzat bazë për të cilat është krijuar kjo gjtykatë, akuzat për vjedhje organesh dhe "shtëpinë e verdhë". Ai tha se kjo është Gjykatë e ngritur nga Kosova, por nuk ka asnjë detaj të saj.

"I kundërshton të gjithë narrativën e paraqitur nga prokuroria, që në qershor prokuroria ka deklaruar se ju ka dorëzuar një aktakuzë, edhe pse ishte e pazakontë, por ata e bënë njoftimin, e kemi aktakuzën, por është tejet i redaktuar dhe nuk është shumë informues, aq sa do të ishte nëse do të ishte hequr aktzakuza. Përkthimi është i gabuar. Ku janë aktakuzat për vjedhjen e organeve dhe historia e shtëpisë së verdhë, se këto ishin shumë të rëndësishme lidhur me lindjen e kësaj gjykate. Përsëri është gabim. Duke ndjekur siç e dimë atë gjysmë faqe dramatike, dhe në këto pretendime jo vetëm që është një njollë për Kosovën, por ky pretendim krijoi këtë gjykatë të Kosovës, unë e them Gjykatë të Kosovës, por këtu nuk ka asnjë emblemë, ndoshta mund t'i kushtohet një vëmendje kësaj, mund të kishte një shqiponjë të zezë me të kuqe, ndoshta veshjet e Kosovës, këto pretendime Thaçi i dinte që ishin gjepura dhe duke e ditur këtë ndihmoi Komisionin Europian në ngritjen e kësaj gjykate. Ai mund të mos kishte qenë shumë bashkëpunues, por nuk mund të jesh më bashkëpunues se të krijosh këtë gjykatë. Në vend të kësaj ne kemi një përmbledhje incidentesh te veprave penale dhe të ngjarjeve që janë gjykuar në Tribunalin për ish- Jugosllavinë dhe të gjitha së bashku kanë vendosur në këto akuza një strukturë të komandës. Këto pretendime do të vërtetohen që janë false. U çuditëm që ju urdhëruat arrestimin dhe kjo mund të bëhej me një fletë thirrje, ne nuk kemi këto parashtrime dhe sot pasdite do të kërkoj lirimin e tij të përkohhshëm, por mbasi kam menduar më gjatë ne mendojmë që nuk është e përshtatshme pa e ditur se cfarë pretendon Prokuroria se është rreziku i arratisjes, ai është këtu, ju pretenduat se ai është në rrezik arratisje. Nuk e di cilat janë pretendimet që mbështesin konkluzionin se ka pasur ndërhyrje, duam të dimë cilat janë teknikalitet e kësaj kërkese. në duam të marrim element specifik të informacionit, përveç materialit që ka paraqitur prokuroria pas 26 gushtit. Po kështu do të kërkoj që kërkesa për lirim të përkohshshëm të bëhet në javët e ardhshme, pasi të kemi këto informacione. Thaci një person që i ka shëbyer vendit të tij në luftë dhe paqe dhe nuk i meriton këto pretendime. Zotëri gjykatës është detyra jote, e gjykatësve të gjej një bilanc dhe të vërtetën. Këta janë hapa të vegjël fillestar por shpresoj që me kalimin e kohës reputacioni i këtij personi të bie në vend. Më duhet të them që isha i çuditur kur u futa në këtë dhomë dhe e shoh të lidhur me pranga, është për të ardhur trup. Ju nuk jeni organ ndëshkimi, besoj që është kështu, besoj që do të bëni diçka për ta trajtuar këtë dhe mos e ulni dinjitetin e një personi deri në një pikë të tillë. Sipas një citimi thuhet Hashim Thaçi është Xhorxh Uashintoni i Kosovës këtë e ka thënë Joe Biden, zv president amerikan 2017", tha avokati. 

Ora 15:40
Thaçi shkurt: Akuzat të paqëndrueshme! Deklarohem i pafajshëm plotësisht

Ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se akuzat që rëndojnë ndaj tij nuk qëndrojnë dhe se është i pafajshëm.

"Akuza është krejt e paqëndrueshme dhe deklarohem i pafajshëm plotësisht për të gjitha pikat e akuzës", tha Thaçi.

Ora 15:33
Gjykatësi e njohu me akuzat/ Thaçi i prerë: I dëgjova dhe i hedh të gjitha poshtë

Pasi u njoh me 10 akuzat që rëndojnë ndaj tij, ish- presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi iu përgjigj gjykatësit shumë i prerë.

"I dëgjova dhe i hedh poshtë të gjitha akuzat", tha Thaçi.

Ora 15:19
Avokati i Hashim Thaçi: Seanca në Hagë u realizua pa njoftuar në kohë mbrojtjen! E vështirë për ta kuptuar pse u bë në këtë mënyrë

Avokati mbrojtës si ish- presidentit Hashim Thaçi, David Hooper tha se kjo seancë është bërë pa njoftuar në kohë mbrojtjen.

" U realizua pa njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur, do bashkëpunojmë me gjykatën, siç ka bërë Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Gjykata po heton këto çështje për 5 vjet dhe më shumë, ndërsa ju e keni aktakuzën para 6 muajsh, për herë të parë mësuam për këtë çështje të mërkurën, nuk ishte e mundur që të krijohet një ekip mbrojtës, apo njerëz që donin të ishin të pranishëm në këtë seancë. E pakuptim, e kemi të vështirë të kuptojë pse është bërë në këtë mënyrë", tha ai.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kalsiandër: 10/11/2020 11:46

    Kjo është pa drejtësi! Këtu nuk gjykohet vehtëm Thaçi por po njolloset e gjith lufta e UÇK-s dhe po fajsohet Kosova. Të gjith në këmb si komb! Posht kjo maskarad!

    Përgjigju
  • USA: 09/11/2020 22:03

    Parate qe Shqiptaret i dhurojne per lobimimin e Kosoves ne politiken e jashtme ju i keni vjedhur e grabitur prandaj perfundoni te akuzuar.Ju politikane hajdute beni te kunderten e Serbise.

    Përgjigju
  • Patrioti: 09/11/2020 21:59

    Nuk kam ndonje konsiderate per Hashim Thaçin per korrupsionin galopant qe ka ngritur ne Kosove dhe per kapjen e shtetit, por ky gjyq eshte absurd. Ata jane krejtesisht te pafajshem. Fati i tyre, i Kosoves dhe Shqiperise eshte largimi i Trump nje aventurieri dhe ardhja e nje burri shteti si Biden.

    Përgjigju
  • Blenard: 09/11/2020 19:27

    Hashim koken lart rroft kosova rrofshin shqiptaret anemban botes mbi te gjitha rrofshin gjithe pjesmarsit trima te uck kushdo fillorus apo filloserb qe mendon qe do na shfarosin do na marin te keqen ne gryke te pushkes do i kaloim te gjithe rroft shqiperia etinke!

    Përgjigju
  • xhela: 09/11/2020 17:32

    Ky eshte nje turp i madh i BE dhe kesaj gjykate te ndyer pro Serbe qe nuk meret me vrasesit e popullit te Kosoves por meret me viketimat.

    Përgjigju
  • Gent: 09/11/2020 16:43

    Duhet te ngrihen te gjithe shqipetaret (e vertete) kudo qe jane e jo vetem ne Kosove. Kjo eshte nje goditje e rende per shqiptarine. Fatkeqesia eshte qe ndodhemi ne nje periudhe pandemie, sepse ne te kundert do Ishim te gjithe ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi, Maqedoni e perpara ambasadave te BE et te USA neper bote per te protestuar (paqesisht por me bidnje te forte). Kjo qe po behet eshte shume e rende!!!

    Përgjigju
    • Arbëri: 09/11/2020 18:24

      Shumë shumë me vend e ke , ashtu duhet të veprohet !!!

  • FATMIRI: 09/11/2020 16:21

    KOSOVA I MADH E I VOGEJ DUHET TE ÇOHET NE KEMBE DHE TE PERZEN ME FORCE EULEKS TE GRUPOHEN DJEM TE RINJ QE TE EKZEKUTOJN ATA QE KAN BER RAPORTIN PER TRAFIK ORGANESH MBASI PO GODITET PAVARDIA E KOSOVES PO GODITEN ATA QE DREJTUAN UÇK NGA NJE GJUKAT E SHKERDHYER

    Përgjigju
    • Arbëri: 09/11/2020 18:25

      Kjo ëdhtë gjykat serbe o vlla !

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord