Kaja Kallas: Tensionet në Ballkanin Perëndimor po rriten, duhet të lëvizim me procesin e zgjerimit

14 Prill 2025, 16:22 | Përditesimi: 14 Prill 2025, 16:22

Vazhdimi i zgjerimit të Bashkimit Evropian është i nevojshëm edhe për shkak të tensioneve në Ballkanin Perëndimor të cilat po rriten. Shefja për politikën e Jashtme Kaja Kallas mblodhi ministrat e Jashtëm evropian në Luksemburg me të cilët diskutoi për Ballkanin pas vizitës që ajo zhvilloi në rajonin tonë pak ditë më pare dhe një ditë pasi takoi ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor në një takim informal.

I.M/Shqiptarja.com