Kaliforni/ Digjet Dragoi gjigand në Disneyland, vizitorët në panik

24 Prill 2023, 12:51 | Përditesimi i fundit: 2023-04-24 12:54:19

Një ngjarje e pazakonte ka përfshirë Disneyland në Kaliforni ku dragoi gjigant animatronik ka marrë flakë gjatë performancës live para turmave të vizitorëve.

Videot e publikuar në rrjet por edhe nga mediat ndërkombëtare tregojnë dragoin 13 metra që përpihet nga flakët, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të kontrollojnë zjarrin.