Kalifornia nën kërcënimin e flakëve, digjen 21 mijë ha pyll si pasojë e motit të nxehtë

1 Gusht 2022, 15:54

Kalifornia po përballet me një tjetër zjarrmasiv që ka përfshirë zonën e saj veriore. Si pasojë e zjarrit janë djegur 21 000 hektarë pyll, ndërsa 2000 banorë janë larguar nga banesat, një pjesë e të cilave janë shkatërruar. Shërbimi zjarrfikës paralajmëroi se zjarret mund të shtohen në vijim si pasojë e motit të thatë dhe erërave. Ky është zjarri  dytë më i madh që përfshinë Kaliforninë këtë vit.