Idajet Beqiri, avokati i familjes Haklaj ka folur ditën e sotme për Report Tv në lidhje me kallëzimin e dytë në SPAK, që është bërë për Sali Berishës, mbi dosjen e pa zbardhur të vrasjeve në Tropojë. Beqiri tregon se elementi i ri në dosje është ajo që ka ndodhur në datën 21 Qershor 1997, një ditë përpara prezantimit të kandidatëve të zgjedhjeve.
Sipas Beqirit dhe familjes Haklaj, në kallëzim janë referuar me fakte konkrete dhe me orë nga vendet e ngjarjes, se urdhërin për pritën që i është bërë në urën e Milotit, Fatmir Haklajve dhe 3 personave të tjerë, është dhënë nga Sali Berisha.